Sekuestrohen 74 kg marijuanë në kufi, arrestohen 5 shtetas shqiptarë

46

Pesë shqiptarë janë vënë
në pranga në Greqi, sapo kishin kaluar kufirin me thasë droge në shpinë.

Sipas medias greke, 5
shqiptarët kanë qenë duke transportuar 74 kilogramë kanabis sativa nga
Shqipëria për në Greqi.

Ndalimi i shqiptarëve
mësohet se është bërë në zonën e Follorinës, ndërsa nuk janë bërë publik emrat
e tyre.