Sekuestrohen 112 kg drogë në Janinë, arrestohet trafikanti shqiptar

103

Policia greke ka arritur të sekuestrojë 112 kg kanabis sativa në makinën e një trafikanti shqiptar. Siç raporton kjo e fundit, 36 vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur është ndaluar në “Metamorfosi”, një aks rrugor që lidh Janinën me Kozanin.

Shqiptari drejtonte një automjet me targa greke, e cila do t’i dorëzohej në Athinë, një tjetër shqiptari të shpallur në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti i përdorur për transportin e lëndës narkotike, dy aparate celulare si dhe 300 euro. Ndërkohë gjykata ka vendosur ta lërë në burg 36-vjeçarin deri në përfundim të hetimeve.