Rregullat për programin “Bëjmë detyrat e shtëpisë”

2794
Përcaktohen rregullat për zbatimin e programit: “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, një nisëm e re që do të shtrihen në shkolla. Sipas Ministrisë së Arsimit, për zhvillimin e veprimtarive të miratuara në kuadër të programit të nismës: “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, ora e studimit të trajtohet e barasvlershme si orë mësimore, për efekte financiare. Në çdo institucion arsimor të përfshirë në nismë do të realizohen, jo më shumë se 3 orë studimi në ditë për çdo klasë të krijuar. “Numri i nxënësve për klasë në kuadër të programit të nismës: “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, të jetë 25 nxënës për një klasë studimi. Në rastet kur numri i nxënësve për një klasë studimi nuk plotësohet me 25 nxënës, shkolla mund të krijojë një klasë studimi me jo më pak se 15 nxënës”, theksoi Ministria. Këto rregulla do të zbatohen në të gjitha shkollat e përfshira në programin e nismës: “Bëjmë detyrat e shtëpisë”. Ky program ka nisur të zbatohet në mënyrë eksperimentale për t’u shtrirë në të gjitha shkollat.
Sigal