Rrëfimi i gruas që vrau burrin: Ishte xheloz, nisi edhe bixhozin!

99

Shkak për vrasjen në tregun e Milotit është bërë xhelozia e viktimës ndaj të shoqes. Në gjendje të rënduar psikologjike 35-vjeçarja Violeta Donaj deklaroi në polici se qëlloi me pistoletë ndaj bashkëshortit Kujtim Donaj 42-vjeç për arsye xhelozie.

“Ka qenë xheloz dhe luante bixhoz kohët e fundit”, ka thënë 35 vjecarja. Kjo kishte shkaktuar debate të vazhdueshme në familje. Pavarësisht debateve të brendshme sipas policisë nuk ka patur asnjëhere denoncim.

Burri kishte shkuar më heret në Milot dhe po nxirrte rrobat për tregti. Në ate moment, gruaja i është afruar dhe e ka qëlluar. Në momentin e ngjarjes, ajo shoqërohej me kunatën, e cila nuk ishte në dijeni të planit për vrasjen dhe është tmerruar kur ka parë skenën.