Rënie temperaturash? Ja parashikimi i motit për sot 18 qershor 2019

118

Kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash do të dominojnë motin në të gjithë Shqipërinë, më të dukshme vranësirat paraqiten gjatë mesditës në zonat malore duke gjeneruar herë pas here shira të dobët.

Kjo situatë do të mbetet prezent gjatë pasdites dhe në vijim moti do të kthjellohet gradualisht.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale nga 14 në 34 gradë Celsius.