Rama: Shtëpia e Re e Kuqezinjve drejt përfundimit

543
Sigal

TIRANË – Kryeministri Edi Rama përmes rrjetit social ‘Twitter’ ka postuar një foto nga stadiumi ‘Elbasan Arena’ ku punimet duket se janë drejt përfundimit.

Bashkë me foton Rama ka shtuar edhe një postim duke shkruar se “Shtëpia e Re e Kuqezinjve drejt përfundimit”.

Në këtë stadium do të luhet edhe ndeshja e parë për eliminatoret e Euro 2016 përballë Danimarkës më 11 tetor.