Rama me 200 sipërmarrës të rajonit të Venetos: Investitorët dhe sipërmarrësit të interesuar për Shqipërinë

436
Sigal

ITALI-Kryeministri i vendit Edi Rama po zhvillon një vizitë në shtetin Italian. Në një postim në rrjetin social “Facebook” ai bën me dije se është duke zhvilluar një konferencë me audiencë investitorë dhe sipërmarrës italianë. Sipas Kryeministrit Rama sipërmarrësit italianë janë të interesuar për Shqipërinë. Në takimin me Kryeministrin Rama kanë marrë pjesë 200 sipërmarrës të rajonit të Venetos, me të cilët është zhvilluar një bashkëbisedim prej dy orësh. “Në nisje të bashkëbisedimit me rreth 200 sipërmarrës të rajonit të Venetos për Shqipërinë, potencialet dhe avantazhet”,- shkruan Kryeministri Rama në “Fb”.