Prurjet e këtyre ditëve dëmtojnë unazën e Rrëshenit, që kushtoi 70 milionë lekë

590
Sigal

 

Gazeta Telegraf/

Shiu i dendur, i rrëmbyeshëm e i tejzgjatur i ditëve të fundit në Mirditë ka shkaktuar disa dëme në ekonomi dhe infrastukturë, por duhet thënë, se ka qenë ndër rrethet më të previlegjuara krahasuar me Lezhën dhe Laçin që kanë patur përmbytje dhe viktima. Në Rrëshen, prurjet e shumta që kanë fryrë lumin Zme kanë shkaktuar jo pak dëme unazës së qytetit, të ndërtuar rreth dy vjet më parë nga firma “Kthella Sh.P.K”. me një  investim rreth 700 milionë lekësh për një gjatësi rruge prej 900 metrash. Një pjesë e kësaj rruge është dëmtuar nga vërshimi i këtij lumi. Ende pa u tharë mirë boja e aktit të marrjes në dorëzim të objektit për vënien në funksion të unazës së re të qytetit,  në mes firmës ndërtuese Kthella Sh.P.K dhe urbanistëve të bashkisë Rrëshen, pa kaluar as dy vjet, shiu i tanishëm e ka dëmtuar këtë rrugë në dy pjesë të veçanta, aty ku ka qenë i pashmangshëm rrjedhja e këtij lumi  që përshkon tërë gjatësinë prej 900 metrash, duke e dëmtuar në ato vende që firma duhet të ishte më e ndjeshme e më e kujdesshme për të eliminuar këtë dëmtim që mund të arrij miliona për riparimin e saj. Pas uljes së prurjeve,me sy të lire dallohen defektet që ka lënë firma dhe nuk është uji, si arsye e vetme për dëmtimin e kësaj rruge, por është firma e ndërtimit që ka punuar me cilësi të dobët në tërë gjatësinë e saj. Kjo vihet re në të dy shembjet dhe dallohet mirë se në ndërtimet mbajtëse anësore të atyre vendeve të dëmtuara janë filluar direkt mbi shtratin e lumit pa pasur as më të voglin apo më minimalen e thellësisë së themelit, i cili duhej patjetër për këtë ndërtim mbrojtës, pasi nuk i ka munguar sasia e lekëve megjithëse në projekt  është i llogaritur themeli për gjithë  gjatësinë e rrugës, megjithatë nuk ka qenë aspak e nevojshme për t’u bërë themeli pasi pjesa më e madhe e saj mbulohet me pemë çka ka favorizuar firmën. Specialistët e kësaj fushe thonë, se në toka shkëmbore të kategorive të 9-ta e të 10-ta, minimalja e themeleve duhet të jetë mbi 40 cm thellësi e jo më,  në vende ku janë prezent lumenjtë si në rastin konkret të unazës së re, shprehet specialisti dhe e mbyll bisedën. Kjo rrugë është ndërtuar në kohë vere kur lumi ka qenë në nivelin më të ulët të tij dhe specialistët e firmës si banorë të Rrëshenit i kanë njohur prurjet dimërore të këtij lumi. Kjo  duhet t’i bënte të përgjegjshëm për domosdoshmërinë e hapjes së themeleve, të paktën në vendet e dëmtuara aktualisht që të përballonin prurjet e këtij lumi. Edhe atje ku dihej, se rrjedha është e shumtë dhe e ashpër dhe që sjell inerte të shumta në vend të një ure të gjerë e kishin zëvendësuar me dy turbina paralele me një diametër 400 mm çka ka sjellë bllokimin e dy turbinave. Në vend të firmës për riparimin e kësaj rruge kishin dale punëtorët e Bashkisë kur ligji ngarkon me përgjegjësi firmën ndërtuese edhe pse rruga ka më shumë se dy vjet që është vënë në funksion dhe sigurisht duhet të vazhdojë garancia, nëse është bërë akt marrja në dorëzim e objektit që duhet të ketë garanci të paktën 5-10 vjet. Intervista e dhënë nga N/Kryetari i Bashkisë  Julian Përgega që deklaroi se mosndërhyrja e shpejtë në këtë aks rrugor së shpejti do të dalë jashtë funksionit, por N/Kryetari nuk tha, se kush do ndërhyje për ta ndërtuar dhe kush duhet të përgjigjet për dëmtimin e kësaj rruge, dhe la të dyshohet për një kontratë të pa realizuar ose të realizuar e të pakushtëzuar për garancinë e rrugës.

  Gjergj MANDREJA