VIDEO/ Të shtëna me armë, çfarë ndodhi në Velipojë? Policia jep detajet: Persona, nga një makinë…

571
Sigal

Detaje të reja pas të shtënave me armë zjarri në Luarz të Velipojës.

Policia informon zyrtarisht se në fshatin Luarëz, Velipojë Shkodër persona të pa identifikuar duke lëvizur me një mjet në rrugën kryesore dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Informacion Paraprak

Më date 27.04.2019, rreth orës 12.05 në fshatin Luarëz, Velipojë Shkodër persona të pa identifikuar duke lëvizur me një mjet në rrugën kryesore dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë lokale dhe FNSh, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës për identifikimin dhe kapjen e personave

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave.