Prononcimi nga protesta i Kryetares së LRI-së, Floida Kërpaçi

584
Sigal

Asgjë nuk i ndal të rinjtë dhe të rejat për të protestuar sot, të protestojnë kundër Edi Ramës, kundër këtij njeriu anti-kombëtar që ka larguar të rinjtë dhe të rejat, ka larguar familjet shqiptare sepse i shërben një grupi njerëzish. Kushdo që bëhet palë e kësaj qeverie të krimit është bërë partner i krimit. T’i japim fund këtij kryeministri anti-kombëtar, të hapim një kapitull të ri atë të shpresës për familjet shqiptare, kapitullin ku ka ekonomi dhe mirëqenie për familjet tona. Kapitullin ku të rinjtë dhe të rejat të jetojnë në Shqipëri dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. Ky është marshimi i shpresës, asgjë nuk na ndal, asnjë hap pas drejtë një të ardhmeje më të mirë, drejtë një Shqipërie më të drejtë, drejt një rinie që ndërton jetën dhe jeton këtu në Shqipëri. Jemi të gjithë bashkë, të gjithë zemrat tona sot janë me një thirrje të vetme: Rama Ik. Largohu ti njeri që ke larguar rininë shqiptare. Rinia do të qëndrojë këtu. Ti largohu për të hapur kapitullin ku të gjithë e duam Shqipërinë si gjithë Evropa dhe ku jetohet në liri dhe prosperitet.