Programi Botëror për Ushqimin jep para për 9500 familjet e përmbytura

538
Programi Botëror për Ushqimin (WFP) ka filluar dhënien e ndihmës në para për rreth 9500 persona të prekur nga përmbytjet që goditën jugun e vendit në fillim të këtij viti.
ËFP-ja iu përgjigj kërkesës së qeverisë shqiptare për të ofruar ndihmë për familjet më vulnerabël në komunitetet më të prekura, përmes transfertave në para (cash) për t’i ndihmuar ata në rindërtimin e jetës së tyre. Përmbytjet e shkurtit ishin përmbytjet e dyta më të rënda në Shqipëri të regjistruara ndonjëherë; vetëm një fatkeqësi natyrore në vitin 1971 ishte më e Rende se ato.
Kryqi i Kuq Shqiptar mbuloi kërkesat imediate për ushqim në periudhën pas përmbytjeve, por ende ka nevojë urgjente për ndihmë me ushqime. ËFP-ja po ofron një ndihmë në cash(para) për familjet më vulnerabël në komunitetet e prekura nga përmbytjet.
“Shirat e rrëmbyer i detyruan njerëzit të largoheshin nga shtëpitë dhe shkatërruan jetët e shumë personave. WFP-ja po përpiqet t’i ndihmojë ata për të rifituar kontrollin dhe për t’ju rikthyer jetës së zakonshme, nëpërmjet ofrimit të ndihmës në cash”, – u shpreh Carl Paulsson, Këshilltar i Lartë i Programit Rajonal të ËFP-së për Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Evropën Lindore. “ËFP-ja po përdor teknologjinë më të fundit për t’iu përgjigjur kësaj emergjence dhe për t’iu përshtatur situatës në terren, edhe në një shtet ku programi nuk ka prani të përhershme.”
WFP-ja po përdor në Shqipëri sistemin inovativ të informacionit për menaxhimin e programeve të ndihmës, të njohur si SCOPE. Sistemi i mundëson ËFP-së që të monitorojë dhe të kontrollojë në mënyrë elektronike dhe pothuajse në kohë reale të gjithë shpërndarjen e ushqimit, cash-it dhe kuponëve. Gjithashtu, me anë të sistemit SCOPE, ËFP-ja mund të regjistrojë përfituesit dhe të ruajë informacionin për sasinë e ushqimit ose parave që u takon.
Familjet në pesë zonat më të prekura në Shqipëri: Fier, Berat, Vlorë, Elbasan dhe Gjirokastër do të marrin një pagesë tremujore në cash në formën e çeqeve. Çdo person ka të drejtë të përfitojë 35 dollarë në muaj (4340 lekë), me një vlerë totale prej 105 dollarësh për person (13 020 lekë). WFP-ja po planifikon të shpërndajë përfitimin e tre muajve në një transaksion të vetëm në degët e bankës Intesa Sanpaolo në Shqipëri.
Përfituesit janë përzgjedhur nga komitetet lokale të fshatrave të përbërë nga kryepleqtë, gratë dhe anëtarët më të varfër të komunitetit.
Partnere e WFP-së në këtë operacion është Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë. ËFP-ja po bashkëpunon gjithashtu edhe me Kryqin e Kuq Shqiptar, i cili ka punuar me komitetet lokale për mbledhjen e informacionit për familjet vulnerabël.
Sigal