Procedohen penalisht 6 persona në Gramsh, për prerje të paligjshme pyjesh

523
Gjatë ditës së shtunë në qytetin e Gramshit janë evidentuar 6 raste të prerjeve të paligjshme të pyjeve. Efektivët e policisë së Elbasanit, në vijim të punës së tyre për parandalimin dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të personave që kryejnë shkelje ligjore, kanë ushtruar kontrollon në Tunjë të Gramshit. Pas kontrollit, efektivët konstatuan se 6 shtetasit e identifikuar vetëm me iniciale kishin prerë një sasi lënde drusore, të cilën e mbanin të magazinuar pranë banesave të tyre. Personat e proceduar penalisht janë N.B., 51 vjeç; B.B., 43 vjeç; B.B. 43 vjeç; A.B., 56 vjeç; D.B., 55 vjeç dhe Y.B., 52 vjeç; të gjithë banues në fshatin Tunjë. Gjithashtu, policia sekuestroi rreth 26,5 metra kub lëndë drusore në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë që materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.
Sigal