Presidenti Nishani dekoron 38 martirët që u lumnuan nga Ati i Shenjtë

492
Sigal

Presidenti Bujar Nishani do të nderojë 38 martirët e Kishës Katolike, të cilët u lumnuan nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Sipas njoftimit të presidencës, në shenjë respekti e përuljeje të thellë si dhe homazhi të merituar, martirët do të nderohen me dekoratën më të lartë të Shtetit Shqiptar.
 
Ceremonia solemne e dekorimeve do të zhvillohet të mërkurën në Pallatin e Brigadave me pjesëmarrjen e familjarëve të martirëve, autoriteteteve më të larta shtetërore, drejtuesve të Kishës Katolike në Shqipëri dhe përfaqësues nga Selia e Shenjtë, nga bashkësitë fetare shqiptare dhe akademikë, historianë dhe intelektualë.