Banorët e dëmtuar nga tërmeti janë lënë në harresë nga qeveria (VIDEO)

512
Sigal

Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, qeveria “Rama” ende nuk ka zgjidhur problemet e banorëve të pastrehë.

Në videon e mëposhtme, qytetarët në zonat më të prekura nga tërmeti tregojnë se janë lënë në mëshirë të fatit në kulmin e këtij dimri të akullt.

Një pjesë e tyre ndodhen ende në çadra dhe po detyrohen t’a kalojnë dimrin në temperatura ekstreme, që këto janë kanë arritur edhe në minus 10 gradë.
Pas tmerrit të tërmetit, tashmë ata ndodhen nën kërcënimin e motit të keq dhe jetesës në kushte të mjerueshme me plastmas dhe çadra.