Sigal

Presidenti Ilir Meta gjatë qëndrimit në Kalabri ka vlerësuar sot me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” albanologun e shquar Francesco Altimari. Me anë të një statusi në rrjetin social facebook Meta shpreh mirënjohje për kontributin e tij.

Ja postimi i plotë i Metës: 

Në mirënjohje për kontributin e tij të rëndësishëm për evidentimin, ruajtjen dhe promovimin e pasurisë gjuhësore, trashëgimisë kulturore, vlerave e traditave më të mira kombëtare në trevat arbëreshe dhe më gjerë, vlerësova sot me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” albanologun e shquar Francesco Altimari