Presidenti Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

490
Sigal

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, sot në ora 08:30, në institucionin e Presidentit, mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

I pranishëm në këtë mbledhje pritet që të jetë dhe kryeministri Edi Rama, dhe drejtues të institucioneve të tjera.

Në këtë takim pritet të diskutohet mbi pasojat që po përjeton vendi, pas tërmetit të së martës, 26 Nëntor, ku humbën jetën 51 persona, dhe u plagosën qindra të tjerë.