Prapaskenat e kongresi II të socialdemokratëve, që sollën rrënimin e pakthyeshëm

12
Fejzi Hysi është një intelektual i Sarandës dhe aktivist në veprimtaritë shoqërore dhe sociale të qytetit. Ai është nga themeluesit e PSD-së dhe antar i Këshillit Kombëtar, si dhe kryetar i degës së kësajë force politike, deri në vitin 1996, kohë kur u largua menjëherë pas kongresit të dytë të kësaj partie. Zoti Hysi kujton polemikat dhe rpapaskenat në këtë kongres të PSD-së, ku u vendos edhe fati i saj, i shuarjes së ngadaltë, si forcë e madhe e së Majtës. “Fillimisht, pohon Fejzi Hysi, para kongresit, argumentova në këshillin kombëtar se prishja e koalicionit me PD-në nuk do ishte fundi i rrugëtimit të marveshjeve politike me këtë subjekt të fuqishëm të jetës politike dhe ngula këmbë me forcë që pas prishjes së këtij koalicioni, PSD-ja të dilte e vetme në zgjedhje duke ruajtuar identitetin dhe statusin e atarësisë së internacionalistit socialist. Mirëpo shumë zëra, antarë të këshillit kombëtar që vinin nga veriu dhe Korça, kërkuan që jo vetëm të dilnin nga koalicioni politik me PD-në, por t’i bashkangjiteshin PS-së. Kështu që mendimet e mia u rrëzuan nga shumica e antarësisë së këshillit kombëtar që ishin pro PS-së. U vendos që unë mendimet e mia t’i shprehja në kongres, megjithse e dija që nuk do gjeja mbështetje për shkak të antarsisë së përmendur. Por vendosa të shprehesha dhe t’i mbroja mendimet. Në kongres qe i deleguar edhe sekretari i përgjithshëm i IS-së, z.Zhan Fransua Dyllan i cili pasi dëgjoi diskutimet, por edhe mendimet e mia, më kërkoi të takoheshim dhe u takuam në një nga sallat e kongresit. I thashë që nuk isha dakort me koalicionin me PS-në se po shkatërrohet PSD-ja dhe e majta me PS-në është në rrezik. Me sa pashë, ose ja donte puna dhe bënin prapaskena, ose nuk e njihte mirë të majtën shqiptare në atë kohë, e cila sa kishte filluar konsolidimin. I thashë sekretarit Dyllon se shumë shpejt do shohim një PSD të rënuar. Fatkeqësisht, profecia ime doli dhe sot PSD është një parti e vogël dhe nuk ka peshën që duhet në elektoratin e majtë.