Policia rrugore, për ata që shkojnë në jug: Kaloni nga Tuneli i Krrabës

170

Policia rrugore ka njoftuar se trafiku në akse turistike të vendit është rënduar dhe drejtuesit e mjeteve duhet të zbatojnë rregullat e qarkullimit. Policia Rrugore u rekomandoi drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë drejt jugut që të kalojnë nga aksi Tuneli i Krrabës – Peqin – Rrogozhinë. I njëjti itinerar rekomandohet të ndiqet edhe pasdite për udhetaret dhe mjetet që do të kthehen në Tiranë, për të mos u ndeshur me fluksin e mjeteve që kthehen nga Gjiri i Lalëzit

Sipas Policisë, situata e qarkullimit rrugor të mjeteve në akset që përshkojnë zonat verore turistike deri në orën 11:00, është:

Aksi rrugor Tiranë-Durrës-Gjiri i Lalzit-Durrës-Golem, ka patur fluks të ngarkuar të lëvizjes së mjeteve. Janë marrë masa për përballimin e trafikut.

Aksi Rrugor Fushë Milot-Kryqëzimi i Shenkollit-Kryqëzimi Shëngjinit-Lezhë-Shkodër, ka pasur fluks të ngarkuar të mjeteve në orët e para të ditës në drejtim të futjes në plazhet: Tale, Shëngjin

Janë marrë masa për përballimin e trafikut.

Aksi rrugor Vlorë-Radhimë-Bregdet, ka fluks mjetesh, por i rrjedhshëm. Trafik të shtuar ka në aksin rrugor Vlorë-Radhimë, i cili është përballuar nga shërbimet e policisë rrugore.

Në Sarandë ka pasur fluks mjetesh por i rrjedhshëm dhe i përballueshëm.

Aksi rrugor Levan-Fier-Lushnjë ka ngarkesë automjetesh dhe po ndiqet nga drejtuesit e shërbimeve të Policisë Rrugore Fier dhe Lushnjë.

Në segmentin rrugor Harku i Bërdicës-Ura e Bunës-Muriqan në Shkodër fluksi i lëvizjes së mjeteve gjatë para ditës ka qenë normal.

Shërbimet e policisë rrugore janë vendosur sipas planit të vendosjes së shërbimeve me masa shtesë për sezonin turistik.

Policia Rrugore u rekomandon drejtuesve të mjeteve që udhëtojne drejt Jugut që të kalojnë nga aksi Tuneli i Krrabës – Peqin – Rrogozhinë.

I njëjti itinerar rekomandohet të ndiqet edhe pasdite për udhetaret dhe mjetet që do të kthehen në Tiranë, për të mos u ndeshur me fluksin e mjeteve që kthehen nga Gjiri i Lalëzit

Policia Rrugore kërkoi zbatimin e rregullave të qarkullimit, për të shmangur parakalimet e gabuara çka bëhen shkas për aksidente apo për bllokim të trafikut, për moderim të shpejtësisë dhe shmangie të pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, mos përdorim të celularit si dhe për vendosje të rripit të sigurimit.