Policia rrugore: Arrestohen 11 drejtues mjetesh pa patentë dhe të dehur

512
Sigal

Policia
Rrugore ka marrë një plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë
fundjavës. Sipas policisë masat janë për parandalimin dhe ndëshkimin e atyre
drejtuesve të automjeteve që janë nën ndikimin e alkoolit. Në kuadër janë
arrestuar edhe 11 persona dhe konkretisht për: masa për mos vendosje të rripit
të sigurimit; masa edhe ndaj atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej nornave të
lejuara; nasa këshilluese por edhe ndëshkuese edhe për ata që përdorin
celularin gjatë drejtimit të automjetit, e tjera masa plotësuese.

Në këtë kuadër jan arrestuar
11 persona brenda 12 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit:
 9 drejtues mjetesh në gjendje të dehur, 2 drejtues mjeti pa leje
drejtimi.

Po në këtë kuadër janë pezulluar 44 leje drejtimi

23 leje drejtimi pēr drejtim
mjeti nën efektet e alkoolit,

13 për shpejtësi tej normave të
lejuara,

8 për semafor e shkelje të tjera.

Jane vendosur 209 masa
administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit.

111 masa për shpejtësi tej
normave të lejuara.

Janë vendosur 63 masa për mos
vendosje të kaskës mbrojtëse,

53 masa për përdorim të celularit
gjatë drejtimit të automjetit dhe janë këshilluar rreth 106 drejtues të tjerë.

Si dhe 259 masa për shkelje të
ndryshme të Kodit Rrugor

Edhe në ditët në vijim do vijojë
zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm,
rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.