Kapet dhe ndalohet  i dyshuari i tretë  si autorë i disa vjedhjeve të ndodhura më parë, bën të ditur Policia Vendore e Dibrës. Të njëjta burime saktësojnë se ndalimi i tij u bë në kuadër të operacionit “Maqellara” finalizuar në datën 23. 07. 2018.

“Nga shërbimet  Komisariatit të  Policisë Dibër, në  kuadër të operacionit policor të koduar ‘Maqellara’, u bë kapja dhe  ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim V. R., 24 vjeç, banues në  Shupenzë, Bulqizë.

Ky shtetas dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në zonën e Maqellarës, ku në bashkëpunim me shtetasit ( R. J., dhe E. J., të arrestuar me datë 23. 07. 2018) kryenin vjedhje banesash”, njoftoi sot Komisariati i Policisë Dibër.

Ndaj këtij personi, Gjykata e Shkallës së Parë Dibër me datë 25. 07. 2018, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për  veprën penale “Vjedhje”’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Dibër për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Dibër

Njoftimi i datës 10. 08. 2018

Kapet dhe ndalohet  i dyshuari i tretë  si autorë i disa vjedhjeve të ndodhura më parë

            Ndalimi i tij në kuadër të operacionit “Maqellara” finalizuar me sukses në datën 23. 07. 2018.

Në vijim të punës për parandalimin, zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura më parë , si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre vjedhjeve, nga shërbimet  Komisariatit të  Policisë Dibër, në  kuadër të operacionit policor të koduar “Maqellara”,  u bë kapja dhe  ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

            V. R., 24 vjeç,  banues në  Shupenzë, Bulqizë.

Ky shtetas dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në zonën e Maqellarës, ku në bashkëpunim me shtetasit ( R. J., dhe E. J., të arrestuar me datë 23.07.2018) kryenin vjedhje banesash.

Ndaj tij  Gjykata e Shkallës së Parë Dibër me datë 25. 07. 2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për  veprën penale ‘Vjedhje’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

            Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Dibër për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i datës 23. 07. 2018

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Maqellara”

            Goditet një grup që kryenin vjedhje banesash

            Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë

            Ndalohen nga Policia e Dibrës 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Në vijim të punës për parandalimin, zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura më parë , Komisariati i Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, falë një punë të mirëorganizuar, gjatë ditës së sotme kanë finalizuar me sukses operacioni policor të koduar “Maqellara”, ku u bë ndalimi i shtetasve :

            R. J., 31 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë ( i dënuar më parë për vjedhje)

            E. J., 27 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë

            Si dhe u shpall në kërkim shtetasi V. R., 24 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë.

            Ndalimi i tyre dhe shpallja në kërkim i një shtetasi tjetër u bë pasi:

Më datën 22. 07. 2018, rreth orës 02.30, të natës, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një sasi nafte prej rreth 60-litrash në fshatin Erebarë në automjetin kamion në pronësi të shtetasit E. L. si dhe kanë tentuar të vjedhin në fshatin Burim, Maqellarë banesën e shtetasit F. L.

Policia e Dibrës menjëherë pas njoftimit të marrë për dy ngjarjet e lartpërmendura kanë organizuar punën duke ngritur një pikë postblloku të befasishme ku autorët nuk u janë bindur punonjësve të policisë për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi me një automjet tip “Benz”.

Në vijim të veprimeve policore dhe hetimore rezulton se ky grup të jenë edhe autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të tjera dhe konkretisht :

            Më datë 29. 04. 2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit O. Xh., banues në Maqellarë.

Më datë 29. 04. 2018, kanë vjedhur një viç në ahurin e bagëtive të shtetasit F. J., banues në Maqellarë.

            Më datë 25. 06. 2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit Q. S., banues në Melan.

            Më datë 19. 07. 2018, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit F. L., banues në Maqellarë.

            Janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale:

Një automjet tip “Benz”, 3 bidonë plastikë, veshje të cilët dyshohen se janë përdorur nga autorët, kaçavida dhe aparat celular .

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Dibër për veprat penale të “Vjedhjes”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Vjedhjes” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publike” të parashikuar nga nenet 134/2, 134/2-22 dhe 242 të Kodit Penal.