Sigal

Moti më në fund ndryshon ditët e para të këtij muaji, duke u paraqitur kryesisht me kthjellime.

Sipas parashikimit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit, do të ketë një rritje temperaturash.

Por duket se reshjet e shiut do të vazhdojnë në zona të caktuara.

Nesër në disa qarqe veriore priten reshje të dobëta, por deri lokalisht mesatare në qarkun Kukës. Në qarqet e tjera, në përgjithësi, nuk priten reshje, përjashtuar zonat kodrinore-malore ku mund të ketë reshje lokalisht të dobëta

Në zona shumë të kufizuara të çdo qarku reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate te përkohshme, më të mundshme në pjesët kodrinore-malore, kryesisht pasditeve dhe në mbrëmje.

Image

Temperaturat

Të hënën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 21 / 29 °C;

Më vendet e ulëta: 19 / 32 °C;

Në vendet malore: 13 / 27 °C.

Era

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, veçanërisht në bregdet dhe në zonat malore.

Zjarret në pyje

Rreziku do të pësojë një rritje të lehtë nesër më i theksuar në pjesën perëndimore të vendit, sidomos në qarkun Fier duke arritur në nivelin ‘i ulët’. Pjesa tjetër e vendit nuk pritet të ketë rrezik.

Moti ditët në vijim

Edhe ditët në vijim të javës pritet që moti të dominohet nga kthjellimet si edhe temperatura të larta. Pritet që pasditet të kenë zhvillim të vranësirave lokale kryesisht në zonat malore ku priten rrebeshe të shkurtra, por kjo nuk do të influencojë në fushën termike e cila do shënojë maksimume mbi 35°C.