Plagosi me sëpatë 18 vjeçarin, arrestohet vlonjati

618
Nje 41 vjecar ka rene ne pranga te policise se Vlores pasi ka plagosurt me mjete prerëse nje te ri.
Policia njofton se është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Bako Zenelaj, 41 vjeç, banues në fshatin Velcë, Vlorë.
Arrestimi i tij është kryer për arsye se më datë 16.09.2017, në fshatin Ramicë, Vlorë pas një konflikti për motive të dobëta,(kullota) ky shtetas ka goditur në dorë me sëpatë, shtetasin R.L.,18 vjeç, duke e plagosur rëndë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Reagimi në kohë dhe mirorganizimi i punës policore ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin në kohë të këtij shtetasi.
Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.
Sigal