U arrestua në Durrës, kush është 30-vjeçari pjesë e rrjetit ndërkombëtar të drogave. Hetimet nisën pas kapjes së 4 kg heroinë një të moshuare

485
Sigal

Ata blenë heroinë dhe marihuanë nga shqiptarët dhe ua shisnin në Kalabri, në ndryshim nga “Ndrageta” që kishte kokainën, për ta shitur në sheshet e veriut të Barit.

Tre burra u arrestuan nga policia lokale, midis të cilëve edhe një 30-vjeçar shqiptar, i quajtur Emiljano Mustafa, ndërsa dy të tjerët shtetas italianë, shkruan “La Republica”.

Policia shqiptare bëri me dije më herët gjatë ditës se 30-vjeçari është arrestuar në Durrës.

Sipas mediave italiane, ata të ishin pjesë e një organizate transnacionale të trafikut të drogës.

Gjatë dy viteve hetime, policia sekuestroi sasi të mëdha të lëndëve narkotike, duke filluar nga 12 pako heroinë që peshonin 4 kg, që sekuestruan më 27 shtator 2017. Droga transportohej nga 66-vjeçarja Molfetta Giacchino Spadavecchia, e cila kishte zbritur nga trageti që vinte nga Durrësi. Nga ai episod u kuptua se sasi të mëdha droge udhëtonin nga rrugët e Adriatikut, duke u drejtuar drejt veriut të Barit.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar 100 kilogramë marijuanë të cilat, më 30 janar 2018, Umberto Barretta po i transportonte për në Siçili. Gjithashtu u sekuestruan edhe 15 kilogramë heroinë, më 11 prill 2018.