Momenti tronditës, gazetarja diagnostikohet me kancer gjiri gjatë mamografisë live

501
Sigal

Një gazetare u diagnostikua me kancer gjiri, pasi pranoi të transmetoi drejtpërdrejtë mamografinë e saj, për muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.

Ngjarja ndodhi në Amerikë, ku gazetarja 41-vjeccare Ali Meyer u shfaq e qetë ndërsa ndau përgatitjet për atë që ajo mendonte se do të ishte një shfaqje rutinë në Qendrën e Kancerit Stephenson, në Oklahoma.

Por më pas, e shokuar, ajo u tha shikuesve: “Kjo ishte tronditëse, mendova se po përcillja mesazh për gratë e tjera, ndërkohë që zbulova se jam vetë viktimë e kësaj sëmundjeje”.

41-vjeçarja u diagnostikua me kancer invaziv në gjirin e djathtë, tashmë ajo e ka hequr gjirin dhe doktorët i kanë thënë se duket sikur kanceri nuk do të përsëritet më.