Petrit Vasili i LSI sulmohet me vezë para Presidencës

543
Sigal

TIRANE- Një person ka sulmuar me vezë kreun e grupit të LSI-së Petrit Vasili në momentin kur ky ka dalë nga dera e presidencës ku ishte për të zhvilluar takimet konsultative të thirrura nga Presidenti Bujar Nishani për emërimin e një anëtari të Gjykatës së Lartë. Rreth orës 13:00  Vasili ka qenë duke dalë nga dera e presidencës dhe ishte ndaluar për të dhënë një prononcim për gazetarët në momentin kur burri ka qëlluar me vezë. Veza ra në tokë, dhe Mustafa Gjyzeli, 68 vjeç shtyu gazetarët duke tentuar ta qëllojë për herë të dytë. Menjëherë ka ndërhyrë garda që ka izoluar personin. Ushtarët e Gardës kanë ndërhyrë me urgjencë.