Peticion pro Vetting-ut

568
Nga kjo e shtunë nis mbledhja e firmave për një peticion që mbështet reformën në drejtësi dhe Vetting-un, në një kohë kur java e ardhshme konsiderohet vendimtare për ngritjen e institucioneve. 50 organizatat më në zë të shoqërisë civile janë bërë bashkë në këtë nismë dhe i kanë nisur një letër krerëve të politikës shqiptare dhe ambasadave më të rëndësishme në vend. Organizatat kërkojnë që të mos ngatërrohen axhendat partiake dhe llogaritë zgjedhore me prioritetin strategjik, rrugëtimin europian të vendit.
Sigal