Pesë orë operacion, mësohet gjendja e komandantit shqiptar që u plagos në Letoni

637
Sigal

Nëntetare Zarife Hasanj humbi jetën sot në Letoni gjatë demontimit të një mine në një bazë ushtarake si edhe dy ushtarakë të tjerë, Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Julian Kapaj u plagosën.

Sipas të dhënave që vijnë nga Forcat e Armatosura, në gjendje të rëndë për jetën është komandanti i togës Klodian Tanushi i cili i është nënshtruar një operacioni të gjatë që ka zgjatur më shumë se 5 orë.

Të njëjtat burime thanë se ai ndodhet në reanimacion dhe ka dëmtime serioze në kokë. Tanushi është baba i një vajzë vetëm 15-muajshe. burimet thanë se në gjendje më të qëndrueshme shëndetësore ndodhet togeri Julian Kapaj që ka pësuar dëmtime më të lehta.