Përse ushtarakët madhore strehohen në Amerikë?

1341
Hajro Limaj*

Është një pikë çuditëse e madhe. Perse ushtarakeve madhore iu jep strehim Amerika? I vlerëson viktima të politikes shqiptare apo…? Ish shefi i shtabit të përgjithshëm në vitin 1997, gjeneral major Adem Çopani, sapo u shkarkua në Gusht të atij viti, u strehua ne Amerike. Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral major Luan Hoxha, i cili u shkarkua dhe u dënua me 2 vjet burg për shpërthimet e Gërdecit, ku u vranë mbi 28 vetë, u arratis nëpërmjet Kosovës dhe u strehua në Amerikë. Gjeneral major Armando Vinçani, ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i cili u arratis në Gjermani në përfundimet e krizës së 1997-ës dhe që andej u vendos në Amerikë. Edhe gjeneral-lietnant Ilia Vasho, i cili mbasi dha dorëheqjen nga përfaqësues ushtarak në NATO u vendos në Bruksel, por më vonë u strehua në Amerikë, ku fatkeqësisht atje mbylli edhe jetën. Ish-atasheu ushtarak në Amerikë kolonel Halil Kraja, mbasi dha dorëheqjen u strehua në Amerikë. Drejtori i kundërzbulimit, gjeneral-brigade Besnik Selami, vëllai i ish-kryetarit të partisë Demokratike Eduart Selami është strehuar në Amerikë. Kolonel Asllan Bushati në krizën e vitit 1997 u dërgua komandant i Brigadës së Këmbësorisë në Fier dhe u angazhua për zbatimin e operacioneve kundër Jugut dhe si rezultat i kësaj u çmobilizua nga ushtria dhe u arratis në Amerikë… Ma kërkuan edhe mua kur isha atashe ushtarak në Turqi, por nuk pranova dhe me përfundimin e misionit u ktheva familjarisht në Atdhe.

*Kolonel (R)
Ish-atashe ushtarak në Republikën e Turqisë
Sigal