Përmbytjet në Vlorë, shumë familje pa energji elektrike prej 48 orësh

501
Ndalimi i reshjeve ka sjellë përmirësim të lehtë të situatës së krijuar prej të dielës prej përmbytjeve në Vlorë, ndonëse shumë prej rrugëve të qytetit, vijojnë të jenë nën ujë. Të paktën ¼ e qytetit prej 48 orësh është pa energji elektrike, pasi nënstacioni i energjisë elektrike në lagjen pavarësia ka dalë jashtë funksionit, bashkë me 6 kabina të tjera në lagjen 29 nëntori dhe Lef Sallata, që gjenden nën ujë Në rrugët e qytetit, largimi i ujërave ka lënë pas baltë dhe inerte, ndërsa ka nisur qarkullimi i mjeteve. 30 fadroma e skrepa janë pozicionuar në 4 pika kyce problematike të Vlorës, iniciativë personale e deputetit të LSI shkëlqim Selami, në përpjekje për të pastruar qytetin.

Shkëlqim Selami: “Me këtë gjëndje të jashtëzkonshme që është krijuar njerëzit duhet të jenë të përgjegjshëm të marrin detyrat përsipër e të mbyllin problemet e komunitetit”. Problematik ngelet pastrimi i aksit që lidhë vlorën me orikumin, ku rrëshqitja e gurëve dhe dherave ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, dhe qarkullimi bëhet me vështirësi vetëm në njërin krah.
Sigal