Moti këtë fundjavë me temperaturë -5 deri 4 gradë Celsius

29
Sigal

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin mes 2-4 gradë Celsius.

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të përziera me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 2-4 gradë Celsius.

IHK tutje njofton se sipas ecurive sinoptike, deri në dekadën e tretë të muajit parashihet që të kemi temperatura të ndryshueshme me vlera nganjëherë të rritura në dyshifrore, por pas dekadës së dytë kur dhe fillon stina e dimrit astronomik, ka tendenca të ndryshimit të kushteve meteorologjike në kuptim të rënies së temperaturave dhe kushteve për reshje bore.