Përmbytjet masive në Shqipëri, mediat e huaja përcjellin lajmin

56
Lajmi për përmbytjet masive në Shqipëri është pasqyruar edhe nga televizioni amerikan ‘Fox News’. Duke iu referuar informacionit të dhënë nga agjencia e lajmeve ‘Associated Press’, televizioni amerikan thekson se rreth 500 familje janë evakuuar në pjesën perëndimore të Shqipërisë pasi lumenjtë dolën nga shtrati si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm duke përmbytur mijëra hektarë toke, duke shkatërruar shtëpitë dhe rrugët si dhe duke lënë të ngordhura bagëtitë.
Policë dhe ushtarë janë vendosur në Lushnjë, 80 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Tiranë, ku lumi Shkumbin shkaktoi shumë përmbytje. Qindra familje të tjera janë evakuuar ne zona te tjera gjatë dy ditëve të fundit duke përfshirë edhe kryeqytetin, Tiranës, por fatmirësisht nuk janë shkaktuar viktima në njerëz shkruan ‘Fox News’.