Ja disa shqetësime shëndetësore më të shpeshta te fëmijët

558
Të kesh fëmijë është gjëja më e bukur në botë, por kur fëmija sëmuret atëherë nuk ka asgjë më të keqe se kjo. Kur jeni vetëm në shtëpi mund të mbeteni të hutuar dhe të mos e dini se çfarë duhet të bëni. Ju sjellim disa shqetësime shëndetësore më të zakonshme te fëmijët. Shikoni se cilat janë dhe herën tjetër të jeni të gatshme të përballeni me to.
Diarreja
Kjo është një nga shetësimet më të shpeshta nga të cilat vuajnë fëmijët. Arsyeja për diarre mund të jetë alergjia ndaj ushqimeve të caktuara, intoleranca në ushqim, çrregullimet tretëse ose çfarëdo infeksioni tjetër. Në këtë rast duhet të merrni masa të caktuara parandaluese. Jepini fëmijës suaj një dozë sheqeri dhe ujë të kripur për të qëndruar të hidratuar. Nëse nuk ka përmirësim gjithsesi vizitoni mjekun.
Temperatura
Shumica e fëmijëve shpesh vuajnë nga temperatura. Arsye për temperaturë ka shumë (ftohja, infeksioni, etj). Shumë prindër nuk e përfillnin temperaturën dhe e shërojnë me ilaçe shtëpiake, edhe pse kjo mund të jetë shenjë e sëmundjes së caktuar infektuese. Kjo mund të jetë e rrezikshme, prandaj është më mirë të drejtoheni tek pediatri nëse fëmija juaj ka temperaturë të lartë.
Ftohja
Në shtëpinë në të cilën ka fëmijë, me siguri do të gjeni ilaçe për kollë. Shumë fëmijë shpesh vuajnë nga ftohjet. Në shumicën e rasteve ky është ndonjë lloj i infeksionit virusal, i cili përcillet me rrjedhjen e hundëve, ndërsa ndonjëherë edhe me temperaturë. Kollitja e cila shfaqet me temperaturën e lartë mund të jetë treguese e gripit ose inflamacionit të mushkërive. Kjo po ashtu mund të jetë tregues i lehtë se fëmija juaj mund të bëhet astmatik.
Problemet me stomakun
Problemet e stomakut siç është stomaku “nervoz”, kapsllëku, çrregullimet e tretjes, etj., janë vetëm disa nga sëmundjet e zakonshme te fëmijët. Shumica e këtyre gjërave shfaqet sepse fëmijët fusin gjithçka në gojë. Kjo çon deri te infeksionet, dhe me këtë edhe deri te të gjitha problemet e stomakut. Nëse vëreni simptoma të tilla bashkë me temperaturën e rritur menjëherë shkoni tek mjeku për konsultime mjekësore.
Skuqja e lëkurës
Skuqja e lëkurës nuk mund të jetë gjithmonë rezultat i pelenave. Ajo po ashtu mund të jetë alergji ose problem i lëkurës. Edhe pse nuk është infektuese, skuqja e lëkurës është një nga shqetësimet më të shpeshta te fëmijët.
Sigal