Pensionet greke, të moshuarit u drejtohen konsullatave në Shqipëri

148

Gazeta Telegraf/


Një qarkore e
Sekretarit të Përgjithshëm të Sigurimeve Shoqërore greke, i hap rrugën
personave të moshës së tretë, pjesëtarë të pakicës greke në Shqipëri, të
aplikojnë për pensionet nga Instituti grek i Sigurimeve “OGA”. Një qytetar shprehet,
“I dorëzuam. I bënë të gjithë letrat, i bëmë edhe ne. Ne erdhëm sot, mbase të
tjerët kanë ardhur më herët, apo do të vijnë më vonë. Në Igumenicë më dhanë një
shkresë me të dhënat e kushtet për të dhënë pensionin. Sa është e vërtetë, ata
e dine!”, Ndonëse ligji u miratua në muajin qershor të vitit të kaluar, ai nuk
gjeti zbatim për mungesë të akteve nënligjore, pavarësisht se vet pensionistët
thonë, se kanë edhe shumë vite pune në Greqi. “Kam punuar 20 vite në Greqi me
të gjitha dokumentet”, tha qytetari. Ndërsa një tjetër qytetar  thotë “20 vite kam punuar edhe unë, në
ndërtim. Kisha bërë dokumentet por harrova t’i merrja. Kur prisja të merrja
pensionin, ato u prenë. Tani të shohim se ç’do të bëhet”,  . Ndërkohë, Shqipëria dhe Greqia ende nuk kanë
arritur një marrëveshje për njohjen e ndërsjelltë të viteve të punës për
pensionet.