“Pengu” i Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme/ Si përgjigjet ministri në ikje

454
Në Ditën e Verës, ministri i Brendshëm në ikje Saimir Tahiri ka zgjedhur të buzëqeshë dhe të përqafojë qytetarët që nxitonin ta përshëndesnin, në vend që ët komentojë vendimin e kryeministrit për largimin e tij nga detyra.

I pyetur nëse i ka mbetur peng diçka që nuk ka arritur ta realizojë gjatë detyrës së tij në krye të Ministrisë së Brendshme, ministri Tahiri ka preferuar të shmangë përgjigjen.

“Dua t’ju uroj gëzuar ditën e verës! Është një motiv më shumë për të patur më shumë shpresë, për të qenë më shumë të lumtur, dhe se kjo është rruga për të bërë një shtete më të fortë, një Shqipëri më të mirë. Besoj se e patë në çadrat e këtij Panairit se kjo është policia që duan, dhe kështu duam të bëjmë për të gjithë Shqipërinë. Shumë më shumë do bëjmë në vazhdim. Duam të falënderoj çdo qytetar që na ka dhënë shpresë e forcë gjatë këtyre viteve”, tha Tahiri.

Të ka mbetur peng ndonjë gjë që nuk e realizove gjatë detyrës?

Sot është Dita e Verës, dhe njerëzit kanë besim se gjërat do shkojmë këtë në vazhdim, shumë më shumë do bëjmë në të ardhmen.
Sigal