Masat ndaj koronavirusit/ Sot në orën 09:30 Taks-Forca mbledhje emergjente në Rinas

94

Sot në orën 09:30 do të mblidhet sërish task-forca për koronavirusin në sallën e emergjencave në aeroportin e Rinasit.

Në mbledhje priten të diskutohen masat për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe për të parandaluar hyrjen e individëve të prekur në territorin shqiptar.

E pranishme në këtë mbledhje do të jetë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Shqipëria është përfshirë nga paniku 3 ditët e fundit që pas përhapjes së koronavirusit kinez në Itali ku janë shënuar deri më tani 3 viktimat e para. Ndërkohë ka edhe 132 të prekur të tjerë që janë konfirmuar në 5 rajone të vendit.

Sipas Silva Binos, Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus, por ajo ka shpjeguar se edhe nëse njerëzit evidentojnë simptoma të dyshimta të mos i drejtohet spitaleve por të telefonojë numrin e gjelbër 127. Sipas instancave të shëndetit, kontrollet në pikat kufitare janë rritur.

Nga ana tjetër Kina vijon të humbasë qindra jetë çdo ditë. Deri më tani numërohen rreth 2345 të vdekur dhe mbi 75 mijë të infektuar nga Koronavirusi.