Parashikimi i motit/ Ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vazhdim…

522
Sigal

Ditën e premte, parashikohet mot me vranësira mesatare dhe të dendura, si dhe intervale të shkurtra me diell.

Prej orëve të mesditës, në zonën bregdetare do të nisin reshjet e shiut me intensitet te ulët. Pasdite, reshjet do të prekin edhe pjesën tjetër të territorit, duke fituar intensitet deri në mesatar në bregdet e zonat e ulëta.

Në Alpe, reshje të dobëta bore. Era, do të fryjë nga kuadrati i lindjes e lehtë e mesatare. Përkohësisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, fiton intensitet deri 15m/s, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në fushën termike pritet rritje në të dyja ekstremet më konkretisht në:

zonat malore 1ºC deri në 10ºC

zonat e ulëta 4ºC deri në 18ºC

zonat bregdetare 7ºC deri në 18ºC