Papa Françesku bën thirrje për fund të konfliktit në Siri

50

Papa Françesku mes mesazheve dhe urimeve me rastin e Krishtlindjeve, bëri sot një thirrje për paqe në Sirinë e martirizuar ku shumë gjak është derdhur duke kërkuar që luftimet të ndërpriten përfundimisht.

“Është koha që armët të pushojnë përfundimisht dhe që komuniteti ndërkombëtar të punojë në mënyrë aktive që të arrihet në një zgjidhje të negociuar”, deklaroi Papa nga pallati në Vatikan, me rastin e mesazhit tradicional të Krishtlindjeve para mbajtjes së bekimit të “Urbi et Orbi” (shprehje latine që nënkupton “Për qytetin [Roma] dhe botën”).