Panariti pezullon përgjegjësin e bujqësisë pas abuzimit në Librazhd

492
LIBRAZHD – Përgjegjësi Rajonal për Bujqësinë në Librazhd Osman Terziu, është pezulluar nga detyra ditën e sotme pas një takimi që Ministri Panariti dhe Deputeti Taulant Balla pati me fermerët në Librazhd. 
Disa fermerë denoncuan tek Ministri Panariti një rast korrupsioni të Terziut me subvencionet, ku punonjësi kishte vjedhur fondet për bujqësinë dhe nuk ua kishte shpërndarë ato fermerëve. 
Ky lajm është konfirmuar edhe nga deputeti Taulant Balla në rrjetin social Facebook, ku shkruhet se “Falënderoj disa prej fermerëve që denoncuan edhe raste korrupsioni, në të shkuarën edhe gjatë vitit të kaluar. Ndaj një personi të akuzuar për korrupsion do inicijohet hetim dhe do ndëshkohet”. 
Ministri i Bujqësisë ishte në Librazhd inspektoi një vreshtari të standardeve evropiane në fshatin Togëz të Libazhdit e cila është subvencionuar nga shteti. –
Sigal