Ruçi-Opozitës:Nuk flisni për ata që përfaqësoni, Topalli: Raporti e ka me ju

291
TIRANË – Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi ka lëshuar një sërë kritikash ndaj deputetëve të opozitës.Duke iu referuar raportit të Instituti Demokratik Amerikan, Ruçi u shpreh se konkluzioni i parë i këtij raporti është se ka më shumë baltosje në Kuvend se sa debat.
Por sipas Ruçit më shqetësuese është fakti se në 1 vit e gjysmë deputetët e PD nuk kanë folur në asnjë moment për komunitetin që përfaqësojnë. 
Pjesë e kritikave ka qenë edhe fakti se deputetët e PD kanë bojkotuar votimin e ligjeve të rëndësishëm që prekin direkt jetën e qytetarëve, por edhe fakti se nuk kanë bërë ndonjë interpelancë të qëndrueshme apo mocion mosbesimi, por që kanë hedhur vetëm baltë çdo herë që kanë marrë fjalën.
Pas tij, fjalën e ka marrë Jozefina Topalli e cila vlerësoi se ajo çfarë thuhet për deputetët në raport nuk bën fjalë për deputetët e PD, por për të mazhorancës të cilët kërkohen në rrethe. 
Gramoz Ruçi: Duke ndjekur të gjithë seancat kam medituar me veten duke dëgjuar kolegët dhe kam shtruar pyetjen mirë këta po ç’thonë ata që kanë votuar për ne, dhe jam mundur që kësaj pyetje t’i jepja përgjigje. Do të isha shumë subjektiv, s’do isha realisht. Por këtë ditë edhe mazhoranca edhe minoranca kanë në dorë një dokument, një raport nga një Fokus Grup që bën çdo vit Instituti Demokratik Amerikan që ka edhe një rubrikë për parlamentin.
Meraku që kisha që thonë njerëzit për ne e gjej tek ky fokus grup. Konkluzioni i parë: Më shumë baltosje sesa debat. Pjesëmarrësit në Fokus Grup shprehin interés të ulët për të ndjekur debatet në parlament, si pasojë e ndjesisë së zhgënjimit nga politikanët. Ju nuk jeni pjesëmarrës. Keni një vit e gjysmë këtu është vendi i fjalës, askush nga ju, ka gjysmë ore për të folur për komunitetin që përfaqësoni. Asnjë nuk e ka bërë. Shikoni procesverbalet ku flitet për halle të komunitet. Asnjë projektligj të votuar nga ato që përmenda, si reforma në arsim, e pensioneve, e energjisë. Kush nga ju ka bërë një interpelancë me qeverinë, një moción me debat me qeverinë, një moción mosbesimi? Edhe një moción që bëtë e firmosët në darkë dhe e mohuat në mëngjes. S’i nuk jeni serioz me veten tuaj. Qytetarët ju kanë votuar që të shohin se ç’alternativë ofroni jo për sherrxhinj. Prandaj ju lutem shumë duke marrë shkas nga të gjitha konkluzionet se ç’mendojnë votuesit tanë për net ë zgjedhurit ka nevojë të reflektojmë të gjithë duke filluar nga unë. Përpiqesh të mbrosh në ekstrem PS.
Jozefina Topalli: Ruçi deri në ekstrem përpiqet të mbrojë PS dhe këtu nuk mund ta gjykoj për keq, se është kolona kryesore e PS. Problemi është se ajo që lexon për deputetët që kërkohen në rrethe dhe i mungon kontakti, nuk është për të opozitës se po i takoi do të kafshojnë pak nga qeverisja lokale, por është një problema i madh i rilindjes së sotme.