OST, tender 220 milionë lekë, për mikrofonat e sallës së… mbledhjeve!

521
Sigal

Sipas njoftimit të shpallur prej Operatorit të
Sistemit të Transmetimit Sha”, nuk është aspak shaka, por kjo shoqëri ka ideuar
dhe vendosur të zhvilloj një tender që nuk ka lidhje me “rilindjen” e punëve të
transmetimit të energjisë, por të shpërndarjes me zë, të shpikjeve dhe
arritjeve të këtij institucioni! Konkretisht, Operatori i Sistemit të
Transmetimit ka njoftuar në “Buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike”
(APP) të datë 5 shtator 2016, se zhvillon tender publik për pajisjen e sallës së
mbledhjeve e konferencave me sistem ndërlidhje. Nisur prej parimit: “Pa
ndërlidhje nuk ka komandim, pa komandim nuk ka fitore”, drejtuesit e Operatorit
të Sistemit të Transmetimit, kanë vendosur t’i kushtojnë rëndësi të madhe
ndërlidhjes jo jashtë zyrave, por brenda sallës ku do bëhen mbledhjet, analizat
dhe konferencat e arritjeve, duke vendosur të bëjnë një tender me vlerë 220
milionë lekë, aq sa rrezik të mos e këtë as sistemi i ndërlidhjes brenda zyrave
të Ministrisë së Mbrojtjes e Shqipërisë, që siç kemi dëgjuar të thuhet nga
ministrja Kodheli, “punët e bëra nga kjo ministri janë kontribut i madh në
sukseset e NATO-s”.

 

Ja njoftimi zyrtar i tenderit

 

OPERATORI I SISTEMIT TË TRANSMETIMIT SH.A.

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor

Emri: Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a.

Adresa: Tiranë Kashar-Yrshek, autostrada Tiranë-Durrës, km 9.

Lloji i procedurës së prokurimit: Procedurë e Hapur me mjete
elektronike-Mallra

Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Krijimi i sallës së konferencave
dhe pajisja e sallës kryesore të mbledhjeve me sistem ndërlidhje”.

Fondi limit: 18,330,167 (tetëmbëdhjetë milionë e treqind e tridhjetë mijë e
njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë lekë) pa TVSH

Kohëzgjatja e kontratës, ose afati kohor për ekzekutimin: 5 (pesë) muaj nga
hyrja në fuqi e kontratës.

Afati kohor për dorëzimin e ofertave, ose kërkesave për pjesëmarrje: data
21. 09. 2016, ora 11:00, pranë Departamentit të Prokurimeve-OST sh.a., Tiranë,
Kashar-Yrshek, Autostrada Tiranë-Durrës km 9.

Afati kohor për hapjen e ofertave, ose kërkesave për pjesëmarrje: Data 21.
09. 2016, ora 11:00.