OSHEE nis investimin për rrjetin e shpërndarjes së energjisë në kryeqytet

566
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri dhe administratori i Përgjithshëm i OSHEE-së z. Adrian Çela inspektuan sot një zonë të qytetit të Tiranës në të cilën ka nisur investimi për ndërtimin e rrjetit të ri të shpërndarjes.
Investimi që kap vlerën e 550 mijë dollarëve, shtrihet nga Selita deri në zonën pranë shkollës “Vasil Shanto” dhe më tej deri në rrugën e Kavajës. Ky investim do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike për rreth 15 mijë konsumatorë.
Punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të shpërndarjes nisin në shtator dhe afati i përfundimit të tyre është tre muaj.
Ministri Gjiknuri deklaroi se këto është gati një fond prej 5 miliardë lekësh, që do të investohet për përmirësimin e infrastrukturës energjetike.
“Investimet këtë vit po vazhdojnë në të gjithë Shqipërinë dhe është një fond gati prej 5 miliard lekësh, pra afërsisht 50 milion dollarë, të cilat po investohen nga korporata për përmirësimin e infrastrukturës energjetike përsa i përket shpërndarjes. Mesazhi është shumë i thjeshtë, shumë i qartë dhe besoj i kuptueshëm për të gjithë qytetarët. Kontributi i tyre, pagesat që janë shtuar, ulja e humbjeve po përkthehet ne investime dhe sjell siguri më të madhe për sistemin tonë energjetik, tarifa më të qëndrueshme të energjisë elektrike dhe e bën vendin më të sigurtë nga pikëpamja energjetike. Këto politika po përkthehen gjithmonë në dobi të qytetarëve”, u shpreh ministri.
Ndërkaq, administratori i OSHEE-së Z.Çela tha se investimet për Tiranën për këtë vit parashikohen të arrijnë në 240 milionë lekë. Sipas tij kompania po i
i kushton vëmendje edhe zonave që janë të rregullta me pagesat e energjisë por kërkojnë një cilësi më të mirë furnizimi duke shmangur defektet.
“Investimet vetëm për Tiranën qytet, për këtë vit parashikohen të arrijnë në 240 milion lekë. Ato synojnë vendosjen e një rrjeti të ri, dhe kthimin e linjave 6/10 kV në 20kV, me linja moderne dhe cilësore, kabina, transformatorë të rinj. Aktualisht po ndërtohet edhe në zonat rreth Rruga Ura – Shkozë, Don Bosko, Siri Kodra”, tha Cela.
Administratori i OSHEE-së deklaroi gjithashtu se këto ditë pritet të nisë dhe një tjetër investim i rëndësishëm, në Qytetin Studenti ku pas 10 vitesh, do të vendosen transformatorë të rinj, si dhe pajisje moderne për kabinat. 
Sigal