Operacioni i Europol në 52 shtete, sekuestrohen 2. 38 ton kokainë

536
Sigal

Gazeta Telegraf/ Një operacion i koduar “Ciconi Alba”
është ndërmarrë mes 52 shteteve,  përfshirë dhe Shqipërinë, duke
arrestuar 314 persona të dyshuar si anëtarë të bandave kriminale.

Operacioni ndërkombëtar i cili ka
zgjatur për 6 ditë, nga data 10-16 tetor është raportuar sot nga Europol

Mësohet se mes të arrestuarve
janë 10 shqiptarë me banim në Gjermani.

Qëllimi i këtij operacioni “ishte
ndërprerja e rrjeteve të rrezikshme kriminale aktualisht aktive” duke përfshirë
edhe ato që kanë të bëjnë me emigracionin ilegal, njerëzve dhe trafikut të
drogës dhe krimit kibernetik.

Në këtë operacion janë arrestuar
314 persona janë sekuestruar 2.4 ton tonë kokainë si dhe janë liruar 529
viktima të trafikut

Operacioni “Ciconia Alba” është
koordinuar nga Europol nga seli në Hagë dhe kishte qëllim “një goditje të madhe
për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në të gjithë Bashkimin Evropian
dhe më gjerë.”

Në deklaratën e agjencisë së
Europol thuhet se gjatë operacionit janë bastisur bordello, sallone masazhi,
aeroporte, apartamente si dhe qendra të pritjes së emigracionit.