Mijëra tonë mollë stok, fermerët presin pemëtoret: ‘Ballkani i Hapur’ na e kalbi prodhimin

49
Sigal

Kjo është akuza që ngrenë fermerët e kultivimit të Mollës në rrethin e Devollit në Korçë.

Syri vëzhgoi disa magazina në fshatin Mançurisht të Devollit, ku pa nga afër sesi pemëtorët me mollë po shkulen nga fermerët vendas, për shkak të mungesës së tregut.

NOA

Arsyet për dështimin e shitjes së mollës janë të ndryshme, por fermerët fajësojnë kryesisht tregun importin nga jashtë vendit.

Sipas fermerëve, kostot e prodhimit të mollëve janë të larta, kjo vjen nga që shteti nuk subvencionon imputet bujqësore. Shto këtu dhe mungesën e tregut, bën që këta fermerë të braktisin bujqësinë duke zgjedhur alternativa të tjera për jetesë.

Fermerët kërkojnë që shteti të ndërhyjë me masa për importin, me qëllim që rreth 16 mijë ton mollë që ndodhet në frigoriferët e qarkut të Korçës të dalin për shitje.