Një letër nga Rrësheni për Kryeprokurorin Llalla

1774
Sigal

Nxitës i një kërkese për të bërë një udhëtim të z. Llalla për një inspektim vetë, apo me një ekip të besuar të tij në Prokurorinë e Qarkut Lezhë, ka qenë një bisedë e tij në një televizion kombëtar nga ku, ka dhënë premtimin për të gjithë shqiptarët se luftën kundër korrupsionit do e bëjë edhe brenda llojit. Kjo kërkesë ka në të, dëshirën e mijëra qytetarëve të Rrëshenit, si një peticion i bërë nga tërë mirditorët për t’i bërë një pastrim radikal kësaj prokurorie. Është e qartë se, burimi i korrupsionit në drejtësi është organi i prokurorisë, pasi aty e ka zanafillën kallëzimi, hetimi dhe sigurimi i fakteve dhe provave dhe cilësia apo mungesa e cilësisë që kjo e fundit sjell përfitime personale të prokurorëve, të cilët bashkëpunojnë me avokatët sekserë të akuzuarit, që ndajnë ofertat midis tyre, ndaj shpeshherë kalohet në konfrontime fizike midis palëve brenda dhe jashtë sallave të gjyqit. Në të shumtën e rasteve kjo ndodh në disa nene të tilla si ai i 237-s i Kodit Penal që sanksionohet, ‘goditje për shkak të detyrës’, nen që i heq të drejtën paditësit të marrë, e të mbrohet me avokatin e tij privat, pasi ky ligj këtë të drejtë ja jep vetëm prokurorit, të cilit kryen dhe hetimin e çështjes. Ky nen si dhe nene të tjera të këtij lloji, i jep hapësirë dhe mundësi prokurorit të çështjes ashtu siç ka ndodhur në Prokurorinë e Qarkut Lezhë, në dosjen nr. 34 dt. 29.01.2009, ku z. Agim Dalipi prokurori i tretë i kësaj dosje, nuk paraqiti të gjithë dëshmitarët, por paraqiti vetëm shtatë prej tyre, ato që i interesonin prokurorit që dëshmonin të pa vërtetën e ngjarjes. Kjo dosje ka mbushur 4 vjet që ndodhet në organet e drejtësisë e pa ekzekutuar, vetëm për fajin e prokurorëve të Prokurorisë së Qarkut Lezhë, të Mihallaq Bletës, Bardhok Lleshit dhe Agim Dalipit, që gjithsecili në forma të ndryshme për përfitimet personale kanë ushtruar dhunë ndaj kësaj dosje, duke hequr pjesët më të rëndësishme që i nevojiteshin hetimit, duke arritur deri atje sa të vinin dorë deri tek CD-AUDIO, duke fshirë të gjithë bisedën që ishte e nevojshme për hetim, kjo me ndihmën e dy oficerëve të policisë gjyqësore, Aleksandër Tilka dhe Simon Pashuku. Duke bërë të mundur tentativën për mbylljen e një krimi të zyrtarit të Mirditës, Gjon Pjetri, i cili përdori funksionin e tij, atë të N/prefektit dhe nëpunës të shtetit që dhunuan gazetarin, për të fshehur vjedhjet dhe vjedhësit e 3792 pakove që vlerësohen me 189600 euro, që kishin ardhur për tu shpërndarë në çdo familje mirditore. Jashtë këtij pazari nuk mund të mbetët ish-kryeprokurori Artan Madani, i cili jo vetëm nuk përfilli ankesat e bërë me shkrim me dt. 11.05.2009, por ai mban përgjegjësi direket për bashkëpunimin me prokurorin  Mihallaq Bleta, të cilit me qëllim nuk zbatuan udhëzimin e Prokurorit të Përgjithshëm  nr.1 dt. 17.04.2004. Kjo dhe të tjera të kësaj natyre që ka përfshirë pjesën më të madhe të mirditorëve i bëjnë apel Kryeprokurorit të Republikës që të fshijë nga radhët e prokurorisë, prokuror të tillë që vjedhin qytetarët.