Nishani dekoron tre ushtarakë me gradën “Gjenerale brigade

585
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, dhe njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave tona të Armatosura, Bujar Nishani ka dekretuar tre gjeneralë brigade, Vladimir Avdija, Nazmi Cahani dhe Dedë Prenga, në përgjigje të propozimeve të bëra nga Ministrja e Mbrojtjes.
Sipas, ministrisë së Mbrojtjes, ky veprim i Presidentit të Republikës, vjen në një moment kyç për Forcat e Armatosura. Tre ushtarakët e dekretuar dje si gjeneralë brigade janë personalitete me kontribute të spikatura në Forcat e Armatosura si brenda dhe jashtë vendit. 
Gradimi i tyre erdhi pas një procesi jo vetëm ligjor e transparent, por dhe të nevojshëm për vazhdimin e përmirësimit të aftësive operacionale dhe konsolidimit të strukturave tona ushtarake.
Sigal