Nis rrugëtimi në ‘Rrugën Egnatia’ i profesorëve e studentëve të Venecias

614
TIRANË – Ashtu siç ishte bërë e ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, mbërritën dje në vendin tonë studentë dhe profesorë të Universitetit të Venecias që do të nisin udhëtimin në Vian Egnatia së bashku me një ekip specialistësh shqiptarë.
Ky udhëtim nis sot dhe zgjat deri në 31 gusht, në bashkëpunim me Universitetin e Venecias, dhe është i pari udhëtim në rrugën antike, Via Egnatia.
Udhëtimi i paraprin një projekti ambicioz për shndërrimin e kësaj rruge të vjetër, në një produkt të mirëfilltë turistik.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare thotë se “çdo ditë, për katër javë do të sjellim imazhe dhe shënime nga ky udhëtim, duke shpresuar se shumë shpejt Via Egnatia, e cila dikur lidhte Romën me Kostandinopojën, Orientin me Oksidentin, do të jetë një mundësi e madhe në zhvillimin e turizmit rural nëpërmjet udhëtimeve kulturore, shpirtërore, religjioze, artit, filozofisë, teatrit e kulinarisë”.
Kjo do të ishte një tjetër mundësi që i shtohet mundësive të shumta të vendit tonë për të tërhequr sa më shumë vizitorë të huaj si dhe për ta parë këtë rast si një burim për ekonominë e vendit. 
Sigal