Avokati Spartak Ngjela ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama, se po tenton të bllokojë reformën në drejtësi. Ngjela shkruan se Rama po bashkëpunon me Sali Berishën për këtë qëllim.
Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka vijuar sulmet kundër qeverisë Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Madje Ngjela shkruan se tashmë “komandant” kundër reformës është graduar kryeministri, i cili, sipas avokatit, trembet nga çdo mace që sheh në rrugë, sepse i ngjahson me një tigër.
Postimi i Ngjelës:
A do ta rrisë politika amerikane intesitetin e presionit të vet kundrejt maxhorancës aktuale sot, që kuptohet qartë se kryeministri shqiptar ka bashkëpunim bllokues kundër reformës në drejtësi me Sali Bershën?
Sigurisht që po – ajo duhet ta rrisë presionin, se gjithçka është afër fundit. Shqiptarët gjithmonë kanë vuajtur nga krerët e korruptuar që për të ruajtur pushtetin korruptiv, kanë izoluar Shqipërinë në korentet politike lindore apo te fqinjët që i kanë paguar për të bllokuar zhvillimin shqiptar perëndimor.
Tani kanë vënë Ramën përpara që t’i drejtojë.
Po pse lodheni, o të mjerë!
Nuk ka shpëtim korrupsioni shqiptar.
Sali ziu mendon se do ta shpetojë Rama, të cilit çdo mace që sheh në rrugë i duket si tigër.
Ambasadorja e Bashkimit Europian, Vllautin, bëri ndërhyrjen e parë sot që lajmeroi çeljen e Vetingut.
Shumë mirë bëri.
Nesër e tutje do të dëgjojnë vazhdimisht shqiptarët forcën e vendosmërisë Uashington- Bruksel në kryerjen e reformës në drejtësi.
Po bllokuesit Rama- Berisha?
Këta i gëzohen fantazisë. Pse, këta do të bllokojnë politikën amerikane në Shqipëri, domethenë në epiqëndrën e Ballkanit Perëndimor?
Pamundësi absolute!