Ngjarje e rëndë në Kukës, fëmija 2 vjeçar bie nga lartësia!

100

Një fëmijë i mitur vetëm dy vjeç është aksidentuar rëndë teksa luante fare pranë parmakut të dritares së shtëpisë së tij në qytetin e Kukësit.

Për pasojë i mituri është rrëzuar nga lartësia e katit të dytë të banesës dhe është plagosur rëndë. Policia njofton se aksidenti i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.7 në qytetin verior. Vogëlushi është dëmtuar në kokë dhe pas qëndrimit në spitalin e qytetit, mjekët kanë vendosur ta dërgojnë në spitalin e Traumësnë Tiranë, pasi gjendja e tij është përkeqësuar.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 31. 07. 2018, u referuan  materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për ngjarje aksidentale, pasi në lagjen nr. 7 Kukës, i mituri O. M, vjeç 2, banues në lagjen nr. 7, duke luajtur në parmakun e dritares së banesës në katin e dytë, është rrëzuar duke rënë në tokë, e dëmtuar në pjesën e kokës, pas marrjes së mjekimit të parë në spitalin Rajonal Kukës, është transportuar në Spitalin Ushtarak Tiranë.