Ngjarja tronditëse në Vlorë – E mitura akuzon babain dhe dy persona të tjerë, abort në muajin e gjashtë

568
Sigal

Një 17 vjeçare nga Vlora ka denoncuar në polici të atin për abuzim seksual. E mitura ka kryer abort në muajin e 6 të shtatzënisë pasi mjekët kanë arritur në përfundimin se foshnja kishte deformime. 41-vjeçari që dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij, është shpallur në kërkim nga policia.

Zbardhen detaje të reja të cilat e bëjnë dhe më të rëndë rastin e miturës në Vlorë e cila denoncoi sot babain e saj për abuzim seksual.(në foto: nëna e vajzës)

Mësohet se 17-vjeçarja Xh. Cinaj ka kryer abort në muajin e 6 të shtatëzanisë për shkak se mjekët i kanë konfirmuar se fëmija është me probleme.

Ajo akuzon të atin V.Cinaj, i shpallur në kërkim nga policia, si babain e foshnjes.

Vetë adoleshentja ndodhet e shtruar në spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rënduar psikologjike nën kujdesin e mjekëve dhe të psikologut.

Situata e saj paraqitet shumë konfuze, pasi e mitura mësohet se sot ka përfolur edhe dy persona të tjerë krahas të atit, të dyshuar për abuzim seksual me të .

Një fakt të tillë e zbuloi dhe e ëma e saj, Brunilda Cinaj. Bëhet fjalë për një të moshuar në atë zonë dhe një djalë të ri.

Brunilda dyshimet më të forta i ka tek këta persona sesa tek i shoqi, por ajo thotë se do të presë analizat e AND për të zbardhur të vërtetën.

E nëse i shoqi rezulton të jetë abuzuesi i vajzës, ajo thotë se nuk do t’i kursejë plumbin.

Familja jeton në kushte të vështira ekonomike, në një stallë të përshtatur si banesë.

Policia e Vlorës është duke punuar për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Prononcimi për mediat i nënës së vajzës së abuzuar

Nëna: Vajza ndoshta është e shokuar. Çfarë të them. Është e shokuar, por që të jetë ai nuk është. Atë do ta zbardhë ekspertiza.Të zëmë të atin, një plak i ka dalë me biçikletë, kemi bërë kallëzim. Është dhe një Gerti, Gerti këtej nga lagjia. Janë këta tre persona.Njëri prej tyre kush do të dalë.

Gazetari: Ndërkohë burri është shpallur në kërkim nga policia?

Nëna: Po.

Gazetari: Ju çfarë keni denoncuar?

Nëna: Unë nuk kam dhënë informacione, e ka bërë vajza, mua më kanë nxjerrë përjashta.Nuk e di çfarë ka thënë. Ajo thotë babi se s’ka.Unë nuk besoj aty prapë.E vërteta do ta zbardhë, AND do të dalë. Dua ta zbardh deri më një. Përndryshe unë si prind i asaj vajze që e kam rritur me mundime dhe halle, një herë me bukë, njeherë pa bukë me atë burrin që ka ikur andej. Dua ta zbardh deri më një se unë plumbin do ti kaloj. Dua të iki me se s’bën këtej.

Gazetari: Vajza ku ndodhet sot?

Nëna: Vajza ndodhet në spital.

Gazetari: E takuat?

Nëna: Po.

Gazetari: Si është?

Nëna: Mirë na priti, mami më tha mua, bëra analizat, më bërtiti dhe doktori çne prapë ti këtu. Deri në orën 8:30 mbrëmë unë kam qenë në polici.

Gazetari: Gjendja e saj psikologjike është e rënduar?

Nëna: Po po. Nuk na thotë dhe të vërtetën. Njëherë thotë babi, njëherë thotë plaku, njëherë thotë Gerti. Nuk di kë të shpall tjetër më përveç se këta tre persona.

Gazetari: Burri është fshehur?

Nëna: Nuk është fshehur, ka ikur në punë.

Prononcimi i motrës së adoleshentes

Gazetari: Si jetoni këtu?

Vajza: Shumë keq.

Gazetari: Sa fëmijë jeni?

Vajza: 6.

Gazetari: Motra e madhe sa vjeçe është?

Vajza: 17.

Gazetari: Ku ndodhet?

Vajza: Në spital. Ka një shqetësim të vogël.

Gazetari: U kanë thënë gjë?

Vajza: Jo.

Gazetari: Mami ku është?

Vajza: Është në spital tek motra.

Gazetari: Po babi?

Vajza: Babi është në punë.

Gazetari: Ka ardhur policia dje, apo sot?

Vajza: Dje po.

Gazetari: Pse?

Vajza: Nuk e di, mund të ketë bërë ndonjë kallëzim.

Gazetari: Motra?

Vajza: Po.