Nga Iraku në Fier, kapen nga policia 27 klandestinë

202

Policia e Fierit ka kapur 27 shtetas nga Iraku të cilët kishin hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.

Policia thotë se në pranga u vu drejtuesi i automjetit, S.P., 54 vjeç, banues në Sarandë që po transportonte shtetasit e huaj.

“Në kuadër të operacionit rajonal “Joint Action Days” për luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore në Ballkan, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë intensifikuar kontrollet në akset rrugore Fier-Gjirokastër, Fier-Vlorë dhe Fier-Tiranë. Si rezultat i këtyre kontrolleve të ushtruara, janë kapur 27 shtetas irakian që kishin destinacion final vendet e BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.